Lajmet e fundit

Grurin po e mbjellë edhe sivjet.
Por këtë radhë Xhevat Lahut nga Rimanishta e Prishtinës, mbjellja e një hektarë e gjysmë grurë i kushtoi më shtrenjtë se viteve tjera, njofton Klan Kosova.
E kjo po ndodh pasi këtë vit komuna nuk i doli në ndihmë.
E në komunën e Prishtinës po thonë se s’patën buxhet të mjaftueshëm për subvencione të grurit për këtë vit, dhe u desh që ato pak para t’i ndajnë më mirë në përkrahjen e kulturave tjera.
Bujqit e Prishtinës subvencion nuk mund të marrin as nga ministria e Bujqësisë, pasi ky dikaster përkrahë vetëm ata që mbjellin 2 hektarë e më shumë me grurë.
Kronikë nga Arbëresha Fazliu.
https://www.youtube.com/watch?v=2zyHoQNzg40