Lajmet e fundit

Shërbyesit Civilë në Prishtinë sot kanë mbajtur grevë, njofton Klan Kosova.
Kështu për këtë grevë ka reaguar kryetari i kësaj Komune, Shpend Ahmeti, ai tha se Komuna e Prishtinës nuk i përcakton nivelin e pagave.
“Punëtorët e Komunës së Prishtinës sot kanë organizuar grevë të përgjithshme duke kërkuar rritje të pagave. Komuna e Prishtinës nuk i përcakton nivelin e pagave prandaj këto kërkesa janë të drejtuara te qeveria dhe te Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti tregoi se deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, si anëtare e komisionit ka kërkuar që Komuna e Prishtinës të dallohet nga niveli i komunave tjera me paga, për shkak të statusit të veçantë si kryeqytet, por edhe për shkak të vëllimit të punëve që është shumë më i lartë në krahasim me komunat e tjera, në çdo fushë.
“Kërkesa e deputetes Pantina ka qenë që komuna e Prishtinës të trajtohet sikurse një ministri. Për porpozimin e PSD kanë votuar Shqipe Pantina dhe Rasim Selmanaj (AAK). Kundër kanë qenë të gjithë të tjerët, përfshi PDK, LDK (Arban Abrashi e Imet Rrahmani) e po ashtu edhe LVV (Valon Ramadani)”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.
Ja postimi i plotë i tij: