Lajmet e fundit

Ndonëse, Komuna e Prishtinës kishte paralajmëruar se më datën 1 dhe 2 maj do të bllokojë rrugën drejt parkut “Gërmia”, duke mos lejuar që të qarkullojë asnjë veturë përveç autobusëve të Trafikut Urban ajo të hënën pasdite ndryshoi vendim .
Ibush Kelmendi, shef i sektorit të emergjencave pranë kësaj komune tha për Klan Kosovën se pritshmëria ishte se do të kishte vizitorë të shumtë edhe më datën 2 maj.
Sipas Kelmendit, meqë pati një numër të vogël të vizitorëve gjatë ditës së sotme u mor vendim që askush të mos pengohet për të hyrë në parkun e Gërmisë.
Për dallim nga sivjet, viteve të kaluara festa e 1 Majit kremtohej nga kosovaret për dy ditë rresht, njofton Klan Kosova.