Lajmet e fundit

Ndërtesa e ish shtëpisë së mallrave Gërmia, e cila ishte shndërruar në qendër administrative, tash pritet të bëhet sallë koncertale.
Këtë lajm e dha të premten Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një konference për media.
Konkursi për adaptimin e këtij objekti do të hapet javën e ardhshme, dhe do të qëndrojë i hapur 75 ditë, derisa për të janë ndarë 150 mijë euro nga komuna, njofton Klan Kosova.
Sipas kreut të Prishtinës nëse projekti për sallën kushton deri në pesë milionë euro, komuna mund ta mbulojë vetë, por nëse duhen dhjetë milionë, atëherë do të marrin ndihmë nga komisioni evropian.
Varësisht se kush do ta financojë sallën, sipas Ahmetit , do të bëhet edhe pagëzimi i saj. Nëse komuna e realizon pa ndihmë do të quhet salla e koncerteve Gërmia, e nëse financohet nga komisioni evropian, do të quhet salla “Evropa”.
https://www.youtube.com/watch?v=Dyj6YAvWNzs