Komuna e Prishtinës ka fituar një çmim për shërbimet publike nga “Albanian ICT Awards”, në Tiranë, njofton Klan Kosova.
Çmimi ka të bëjë me të arritura në teknologjinë informative dhe kompjuterike dhe Komuna e Prishtinës fitoi çmimin e parë për implementimin e E-Kioskut, shërbim digjital për nxjerrjen e dokumenteve personale.
Në emër të Komunës së Prishtinës, këtë çmim e pranoi Muhedin Nushi, Drejtor i Administratës Publike në Komunën e Prishtinës, i cili njëherësh është edhe ideatori i E-Kioskut.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.