Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se janë riaktivizuar numrat ku qytetarët do të mund kontaktojnë pa pagesë.
Qendra do të mbahet e hapur 24 orë gjatë shtatë ditëve të javës, transmeton Klan Kosova.
“Në Qendrën e Thirrjeve të Komunës, janë riaktivizuar numrat që mund t'i kontaktoni pa pagesë: 080012233 dhe 080012244”, shkruan në komunikatën e komunës.
“Kjo qendër është e hapur 24/7, dhe përmes thirrjes në këta numra mund t'i paraqitni problemet që kërkojnë trajtim të shpejtë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.