Lajmet e fundit

Në komunën e Pejës dy rrugët të cilat u emëruan me emrat e dëshmorëve, Adrian Krasniqi dhe Sali Çekaj u shkruan gabimisht.
Për veprimin e komunës së Pejës, kryeveterani i kësaj komune, Gazmend Syla, e barazon me zero.
Ndërsa nga komuna zotohen se gjatë ditës së hënë do të ndërmarrin masat e nevojshme për rishkrimin e emrave në formën e duhur.
Adrian Krasniqi ra dëshmor në vitin 1997 gjatë përballjes me forcat serbe në fshatin Kliçinë, ndërsa Sali Çekaj ra heroikisht në Koshare në vitin 1999.
Kronikë nga Mergime Taraku