Lajmet e fundit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Adem Preniqi, ka reaguar ndaj dënimit të pjesëtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” nga gjykata e Nishit.
Preniqi ka kërkuar nga institucionet e vendit që t’i kundërpërgjigjen shtetit serb me padi për krimet e kryera në luftën e fundit në Kosovë.
"Duke besuar në luftën e drejtë të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës dhe popullit shqiptarëpër liri, ne deputetët e Kuvendit Komunal të Obiliqit denojmë ashpër përpjekjen shtetit serb për të njollosur figurën e kryetarit të komunës z. Xhafer Gashi dhe të pjestarëve të tjerë të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës".
"Ne si komunë kërkojmë nga Institucionet e vendit që të reagojnë ashpër ndaj dënimit tëeprorëve të lartë të Brigades 138 ,,Agim Ramadani”. Ne jemi të bindur se lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë dhe se nuk do të lejojmë përdhosjen e vlerave tona".
"Ne po ashtu kërkojmë nga institucionet e nivelit qendror që të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare që ti bëhet presion shtetit serb që të ndaloj dënimin dhe trajtimin e tillë tëluftëtarëve të lirisë dhe shqiptarëve në përgjithësi".
Rasti i tillë duhet të na shërbej të gjithë neve, në veçanti institucioneve gjegjëse që tëfillojnë proceduren për përgatitjen e padive për të gjitha krimet që shteti serb i ka bërëmbi popullaten e pafajshme shqiptare.
"Po ashtu një rast i tillë duhet t’i shërbej Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ngris këtë rast në bisedimet e Brukselit, ose të kushtëzoj qeverinë serbe me ndërprerje të dialogut", transmeton Klan Kosova..