Lajmet e fundit

Komuna e Malishevës në këtë fundjavë po ndihmon familjet të cilat janë evakuuar nga vërshimet, transmeton Klan Kosova.
Është Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim që dhjetëra familje të prekura i ka mbështetur me pako familjare, me qëllim të tejkalimit të situatës emergjente, që janë ballafaquar këto ditë.
Sipas zyrtarit për emergjenca, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Mazreku, gjatë vërshimeve, janë detyruar ti largojnë dhjetë familje nga shtëpitë e banimit të tyre, ndërsa këto familje janë mbështetur me ndihma emergjente, me qëllim të tejkalimit dhe përballimit të kësaj situate, pasi të njëjtëve, ju kanë dëmtuar të mirat materiale, përkatësisht ushqimet dhe veshmbathjet, njofton kjo komunë përmes një komunikate.
Familjet janë ndihmuar me pako ushqimore, higjienike dhe veshmbathje, përkatësisht me miell, vaj, sheqer, patate, oriz, dhe ushqime tjera, si dhe me pako higjienike, si dhe me batanije për tu mbuluar.