Lajmet e fundit

Shefja e kabinetit në Komunë të Leposaviqit, Shqipe Latifi, njoftoi se kanë marr kërkesë në lidhje me mungesën e ujit të pijes në fshatrat e banuara me shqiptarë, Bistricë, Cerajë e Koshtovë, dhe bëri të ditur se ndërprerja e ujit erdhi për shkak të djegies së pompave në stacionin e burimit në Bistricë.
Lidhur me këtë, Latifi shtoi se kanë kërkuar nga KRU Mitrovica që në afatin sa më të shkurtër të investohet në blerjen e pompave të rreja dhe në rregullimin e furnizimit me rrymë nga burimi.
Siç njoftoi me anë të një postimi në Facebook, ndaj kësaj kërkese kanë pranuar përgjigje pozitive, dhe se i është thënë që KRU Mitrovica do ta bëjë të pamundurën për t’iu dalë në ndihmë banorëve të komunës së Leposaviqit, duke i informuar se pompat do të kushtojnë gjithsej 6,000 euro.