Lajmet e fundit

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka kërkuar disa herë që çështja e kompanisë “Eco-Higjienës” të mos politizohet nga partitë politike.
Sipas tyre, situata në këtë kompani është e ndërlikuar, dhe atë si pasojë e marrëveshjes të cilën e ka lidhur pikërisht një parti, e cila akuzon Komunën që po e shkatërron kompaninë.
"Kjo kontratë është lidhur në vitin 2012 dhe është dashur që nga ajo kohë të fillojnë investimet edhe në kohën e qeverisjes së PDK-së. Tani, Komuna e Gjilanit vetëm është duke i bartur pasojat e kësaj marrëveshje, e cila, është lidhur në dëm të Komunës. Komisioni i aksionarëve, përmes anëtarëve të bordit të pjesës publike si dhe me ndihmën e përfaqësuesve të Komunës, në vazhdimësi janë duke u përpjekur të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të dy partnerët", shkruan në komunikatë, transmeton Klan Kosova.
Në komunikatë thuhet se "Komuna e Gjilanit nuk është e interesuar që të ndërpresë marrëdhëniet kontraktuale me partnerin austriak".