Lajmet e fundit

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se është fuksionalizuar në tërësi programi Gjilani Smart City, përmes të cilit mund t’i gjejnë të gjitha informacionet më të rëndësishme për dhe rreth komunës.
Prej të hënës, qytetarët mund ta shkarkojnë programin Gjilani Smart City në dy sistemet operative, IOS dhe Android.
Siç bëhet e ditur në një kumtesë për media, ky projejkt krijon një lidhje të drejtpërdrejt me qytetarin e komunës së Gjilanit, e bënë pjesë të qeverisjes, duke e rritur kështu në shkallë të lartë transparencën dhe efikasitetin në Komunë.
Projekti përfshin shërbimet komunale në fushën e ekonomisë, arsimit, sigurisë dhe shëndetësisë etj., ndërkaq të gjitha të dhënat qytetari i Gjilanit i ka në xhepin e tij dhe do të raportoj direkt menaxhmentin e lartë të Komunës për ankesat e kërkesat e mundshme dhe natyrisht këto do të shkojnë direkt edhe te kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.
Projekti inovativ “Gjilani Smart City” është i pari në rajon i kësaj natyre, transmeton Klan Kosova.