Lajmet e fundit

Në fshatin Lipovec të Komunës së Gjakovës, është përuruar Qendra e Grumbullimit të Qumështit, investim ky prej 16,000 euro që e ka bërë vet komuna, njofton zyra për media e kryetares Mimoza Kusari Lila.
Projekti është realizuar në kuadër të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Kryetarja e komunës Kusari – Lila, ka thënë se institucioni që drejton, është në dijeni për nevojën e madhe që ka rajoni i Hasit për investime, dhe ka premtuar përpjekjet e saja për të kontribuuar edhe më tutje në këtë vend me projekte të tjera zhvillimore.
Qëllimi i këtij investimi, ishte ndërtimi i objektit dhe pajisja me aparaturë për funksionalizim, për shkak se Lipoveci dhe fshatrat e tjera përreth kanë kapacitete të mjaftueshme qumështi. Në këtë mënyrë sipas drejtorit të Bujqësisë, Bekim Ermenit, do të ulet kostoja e transportit si dhe arrihet përmirësimi i cilësisë së qumështit.