Lajmet e fundit

Sot është bërë ceremonia e promovimit të portalit gjithëpërfshirës për Komunën e Gjakovës.
E para e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila në hapjen e kësaj ceremonie ka thënë se qytetarët do të kenë mundësinë që përmes këtij portali të kenë qasje në informata dhe njoftime të cilat transmetohen në vazhdimësi si aktivitete të Komunës së Gjakovës, të njihen më shumë me projektet dhe raportet të cilat pasqyrojnë objektivat dhe të arriturat e Komunës së Gjakovës, si dhe të kenë qasje direkte në këtë portal.
Ajo ka falënderuar edhe UNDP për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komunën e Gjakovës gjatë këtyre dy viteve duke jetësuar shumë projekte të cilat po rrisin çdo ditë e më shumë transparencën komunale.
Në këtë ceremoni, ka folur edhe zv. përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, e cila ka thënë që ndjehet e privilegjuar që në vazhdimësi po bashkëpunojmë me Komunën e Gjakovës dhe po sjellim projekte me rëndësi të veçantë për qytetarët, transmeton Klan Kosova.