Lajmet e fundit

Disa objekte të pabanuara, të cilat kanë zënë rrënjë, si duket janë lënë anash nga çdo institucion.
Ani pse ky destinacion duket i paprekshëm e i harruar, në fakt, dikujt i është ngulitur në memorie.
Janë përdoruesit e lëndëve narkotike vizituesit e rregullt.
Nga komuna e Ferizajt i kanë ngritur duart lartë ndaj të paktën 5 objekteve, të cilat gjenden te zona që njihet si ish korporata e bujqësisë.
Ata kanë thënë se këto të fundit janë pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, prandaj nuk kanë kompetencë në rrënimin apo renovimin e tyre.
E lidhur me veprimtaritë që ndodhin aty, thonë se janë të informuar.
Kiksi ka pyetur Policinë e Rajonit të Ferizajt lidhur me arrestimet dhe konfiskimin e substancave narkotike në këto objekte, mirëpo këta të fundit thanë se kjo çështje i përket nivelit qendror.
As për komunën e Ferizajt e as për shtëpitë e pabanuara në kryeqytet në të cilat qëndrojnë përdoruesit e drogave, Policia e Kosovës nuk është përgjigjur.
Sidoqoftë, Kiksi u interesua të dijë se si do të veproj Agjencia Kosovare e Privatizimit lidhur me këto objekte.
Ndonëse në mënyrë zyrtare, AKP-ja zgjodhi të mos i përgjigjet emisionit, kamera e fshehtë e Kiksit, e zuri zëdhënësiN e këtij institucioni, Yll Kaloshi.