Lajmet e fundit

Aktualisht në Komunën e Ferizajt funksionojnë 11 drejtori dhe punojnë 303 punëtorë.
Mirëpo ky institucion po dëshiron ta rrisë numrin e drejtorive, pa e ndryshuar atë të stafit.
Në mbledhjen e fundit të kuvendit u propozua që të krijohet edhe Drejtoria e Inspekcionit, ajo për Rini e Sport dhe një tjetër për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Mirëpo propozimi i pozitës u kundërshtua nga subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje. Asamblisti, Brahim Osmani, thotë se propozimi është bërë për pazare politike, sepse në të kundërtën kryetari do të duhej ta kishte vendosur kërkesën në programin politik që nga fillimi.
Deklarimet e Osmanit i kundërshton nënkryetari i Ferizajt, Lulzim Aliu, por nuk e përjashton mundësinë që dikush nga koalicioni të emërohet drejtor.
Ndërsa tregon se së shpejti do të ketë ftesë për diskutim publik të kësaj çështjeje siç e parasheh udhëzimi administrativ.