Lajmet e fundit

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Eknomik e Komunës së Drenasit ka shpërndarë 71 makina mjelëse për të gjithë fermerët që kanë mbi 5 krerë lopë qumështore.
Me këtë rast, drejtori i bujqësisë në këtë komunë, Skënder Hasi, gjatë shpërndarjes së këtyre makinave mjelës, tha se kjo mbështetje për fermerët është e mirëseadhur, sepse do të iu mundësojë të gjithë këtyre përfituesve që të menaxhojnë më mirë fermat e tyre duke arritur rezultate me të mira si në sasi ashtu edhe cilësin e qumështit.
Fermeri i cili kishte përfituar nga ky projekt , Muharrem Lladrovci, ka falenderuar Komunën e Drenasit për këtë ndihmesë dhe tha se kjo makinë do të ia lehtësoj punën ne mjeljen e bagëtive, transmeton Klan Kosova.