Lajmet e fundit

Sot Komuna e Drenasit u shpërblye me dy çmime, me ''Çmimin për arritje në fushën e përfaqësimit të barabartë gjinor në vitin 2018'', si dhe me ''Çmimin për performancën më të mirë komunale për vitin 2018''.
Ndarja e çmimeve u bë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ku Ministrja Adriana Hoxhiq ndau çmimet në një ceremoni solemne, njofton Klan Kosova.
Çmimet i pranoi kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci.