Lajmet e fundit

Komuna e Deçanit nga ora 8-12 do të jetë në grevë në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin 23 hektarë tokë të dy ndërrmarjeve publike “Apiko” dhe “Iliria” kanë kaluar në pronësi të Manastirit të Deçanit.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj i cili ka treguar se kjo grevë do të vazhdojë për një javë, si një formë kundërshtimi ndaj këtij vendimi.
Selmanaj ka thënë se puna në komunën e Deçanit vazhdon normalisht pas orës 13:00.