Lajmet e fundit

Është mbajtur konferenca e koalicionit KOMRA ku është diskutuar për procesin e pajtimit në shtetet e rajonit.
Profesori nga Zagrebi Zharko Puhovski ka thënë se pajtimi në rajon është një çështje e ndërlikuar.
Ndërsa deputeti i Partisë Demokratik të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë është larg.
Ai tha se do të duhen edhe vite të tëra për të ardhur deri te pajtimi i dy vendeve, njofton Klan Kosova.
Ndërsa ish nënkryetari i Kuvendit Petar Miletiq tha se ndikimi i serbëve të Kosovës në Beograd është shume i madh dhe se kjo po shkon në dëm të tyre.