Lajmet e fundit

Kompania “Pastrimi”, me anë të një komunikate bënë të ditur se llogaritë bankare te cilat kanë qenë te bllokuara qe një jave tanimë janë zhbllokuar dhe shërbimi i mbeturinave do te kryhet si zakonisht, pasi që tani kemi qasje ne xhirollogaritë tona.
Kjo kompani thotë se i njofton qytetarët që do të mundohen që një gjë e tillë nuk do të përsëritet, pasi thonë se ata do të shikojnë mundësinë e riprogramimit të borxhit me Kompaninë për Menaxhim të Deponive të Kosovës, KMDK-në.
“Kompania “Pastrimi”, falënderon gjithë qytetarët që na mirëkuptuan gjatë këtyre ditëve, ndërsa ne si kompani do të mundohemi me gjitha kapacitetet tona t’u ofrojmë shërbim sa me të mirë”, thuhet në këtë komunikatë.