Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë në një bosht ventilimi në një aksident të cilësuar si “plotësisht i shmangshëm” në një kantier ndërtimi në Acton, Londër.
Në emisionin “Kosova Today”, moderatori Sabri Agimi ka ndarë detaje lidhur me rastin e trishtë, transmeton Klankosova.tv.
Ai deklaroi se janë vërejtur shkelje të kushteve të punës në kompaninë ku humbi jetën i riu, teksa shtoi se e njëjta dyshohet se kishte falimentuar.
Po ashtu, Agimi theksoi se kompania do të obligohet të paguaj kompensim.
https://www.youtube.com/watch?v=FpHWem18RHs
https://klankosova.tv/vdes-tragjikisht-19-vjecari-shqiptar-ra-nga-skelet-ne-angli111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.