Lajmet e fundit

Bordi i Drejtorëve të “Weinstein Company” ka njoftuar të dielën vonë se studio e filmit dhe TV nga New York, është duke planifikuar për të shpallë falimentimin. Kjo pritet të ndodhë pasi që bisedimet për ta shituar atë kanë dështuar, raportojnë mediat e huaja, përcjell Klan Kosova.
Kjo kompani është përballur me vështirësi, sidomos pas akuzave të rreth 70 grave të famshme që e akuzuan Weinstein për abuzime.
Harvey Weinstein ka qenë producent dhe një prej njerëzve më me ndikim në Hollywood.
“Weinstein Company, është angazhuar aktivisht për procesin e shitjes, si shpresë për të shpëtuar asestet dhe vendet e punës”, thuhet në njoftimin e bordit. “Sot këto diskutime rezultuan pa ndonjë marrëveshje”.