Lajmet e fundit

Kryetari i Komitetit Olimpik, Besim Hasani gjatë një konference për media ka thënë se arritja më e madhe e Lojërave Olimpike në Rio 2016, ka qenë fitorja e medaljes së parë olimpike.
Ai ka premtuar se në lojërat e ardhshme olimpike që do të mbahen në Tokio, Kosova do të përfaqësohet me më shumë garues, njofton Klan Kosova.
Hasani më tutje ka treguar se KOK-u ka ndarë 15 bursa olimpike në vlerë prej 500 dollarë për 18 muaj me radhë për sportistët potencial të Kosovës për përgatitjen dhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Rio.