Lajmet e fundit

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së (COREPER) ka miratuar në emër të Këshillit Evropian, pozicionin e përbashkët evropiane për hapjen e kapitujve 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim të Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Ambasadorët e vendeve anëtare pa debat kanë konfirmuar konsensusin e arritur të martën kur edhe të 28 vendet anëtare ranë dakord mbi një qëndrim të përbashkët mbi një qëndrim të përbashkët për kapitullin negociues 23.
Me këtë rast është dhënë drita jeshile për hapjen e kapitujve 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë dhe sigurinë, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.