Lajmet e fundit

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, priti ambasadorin e Çekisë në Prishtinë Ivo Shilhaj me të cilin bisedoi lidhur me punën e komisionit, të cilin e drejton, si dhe procesin e integrimit evropiane të Kosovës.
Emini ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Çekisë për Kosovën, duke e shprehur vullnetin për forcimin e bashkëpunimit edhe më të thellë , në të ardhmen , ndërmjet dy vendeve.
Ndërkaq, ambasadori çek në Prishtinë e falënderoi deputeten për pritjen dhe vlerësoi punën e komisionit, si dhe shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me komisionin parlamentar, në fushën e integrimit evropian të Kosovës, transmeton Klan Kosova.