Lajmet e fundit

Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, përmes një komunikate me argumente të pakundërshtueshme ka konfirmuar sërish se shënjimi i kufirit me Malin e Zi është në përputhje të plotë më të gjitha aktet juridike, hartografike dhe dokumentet e mbi 147 familjeve të 10 fshatrave të Komunës se Pejës, Deçanit dhe Istogut të brezit kufitar me Malin e Zi.
"Komisioni, po ashtu, ka ofruar fakte për këto dokumente duke bërë të ditur se listat me emrat e qytetarëve që dëshmojnë një gjë të tillë, ndodhen në Komunën e Deçanit dhe të Pejës dhe janë në dispozicion të kryetarëve të këtyre dy komunave".
"Më tutje, Komisioni ka ofruar fakte të plota se shënjimi i kufirit është bërë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974 dhe të gjitha dokumentet tjera juridike nga ajo periudhë deri në vitin 2008 duke shpjeguar edhe kriteret, metodologjinë e aspektet tjera".
"Komisioni Shtetëror me faktet e ofruara në kontinuitet garanton që Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes së saj", thuhet në kumtesë.
Lexojeni më poshtë: .
***Bjelluhën e Çakorrin e vërtetojnë qytetarët dhe kryetarët e komunave Deçan e Pejë
Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, dokumentin e propozuar për vijën kufitare ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në Qeverinë e Republikës së Kosovës e ka përgatitur mbi bazën ligjore, profesionale, mbi argumentet e ofruara nga qytetarët e zonës kufitare.
Të gjitha këto dokumente janë të deponuara në sekretarinë e Komisionit shtetëror. Kundërshtuesve të vijës kufitare që thirren në emër të popullit, edhe një herë ua ofrojmë dokumentet e mbi 147 familjeve të 10 fshatrave të Komunës se Pejës, Deçanit dhe Istogut të brezit kufitar me Malin e Zi. Vullneti i atyre qytetarëve në përgjithësi e në veçanti i atyre që i kanë pronat në Bjelluhë - Plavë - Mal i Zi është se pronat i ri konfirmojnë sikur që i kishin edhe para dhe pas vitit 1974 në Mal të Zi.
Qytetarët në listën (37) me emrat dhe adresat e tyre nga Komuna e Deçanit e Pejës kanë ri konfirmuar pronën e tyre në vendin e quajtur Bjelluhë në zonën kadastrale Velikë, Komuna e Plavës, Mal i Zi. Për pronat e këtyre pronarëve në territorin e Malit të Zi, ata i kanë edhe fletët poseduese nga Komuna e Plavës në gjithë periudhën 1974-2015, por edhe më herët.
Lista e pronarëve me dokumentacionin personal e zyrtar përmban mbiemrat: Dautaj, Demukaj, Loshaj, Zekaj, Mazrekaj, Ukëhaxhaj, Balaj, Lokaj, Binakaj, Qorraj
Kontaktoni me Kryetarin e Komunës së Deçanit dhe të Pejës, sepse kjo listë është edhe në Deçan për këto prona në Bjelluhë. Bjelluha dhe Çakorri janë në territorin e zonës kadastrale Velika, Komuna e Plavës në Mal të Zi. Për këto prona, pronarët i kanë kryer trashëgimitë dhe dorëzuar në Plavë.
Republika e Kosovës në territorin e vet i ka 38 komuna dhe 1305 zona kadastrale. Të gjithë kufijtë e zonave kadastrale janë të matura me saktësi të kërkuar e të shprehura në centimetra. Shuma e sipërfaqeve të zonave kadastrale brenda një komune e përbëjnë sipërfaqen e komunës. Në këtë rast sipërfaqja e 70 zonave kadastrale që i përkasin Komunës së Pejës e formojnë territorin e Komunës së Pejës me sipërfaqe 603 km2.
Brenda vijës administrative të Komunës së Pejës në këto zona kadastrale janë të regjistruara pronat private, shtetërore, publike, fetare. KSA e Kosovës e as Komuna e Pejës asnjëherë nuk e ka përfshirë Bjelluhën, Çakorrin dhe Kullën brenda territorit të vijës administrative e që tani është vijë kufitare. Njëkohësisht, kufiri administrativ i paraqitur në hartat zyrtare të Kosovës janë kufi administrativ ndërmjet Komunës së Pejës dhe Komunës së Plavës e Rozhajës të Malit të Zi. Vija administrative Kosovë-Mal i Zi, tani kufiri i Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është identik me kufirin e shënuar nga komisioni shtetëror.
Baza mbi të cilën është prodhuar dokumentacioni zyrtar nga institucionet kryesore përgjegjëse për ligjshmërinë dhe territorin e Krahinës së atëhershme të Kosovës është nga:
Komisioni shtetëror ka punuar me përpikëri dhe në bazë të dokumentacionit zyrtar për vijën kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi të periudhës 1974-1988-2008-2015. Me këtë mbyllen dilemat e parashtruara dhe konfirmohet se Komisioni shtetëror nuk ka lënë asnjë metër katror jashtë territorit të Komunës se Pejës që ajo e kishte, përkatësisht nuk ka lënë asnjë metër katror jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Sqarimi i mëtejmë shkon në këtë kontekst: