Lajmet e fundit

Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, ka thënë se siguron konfidencialitetin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Këtë e tha ky Komision me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Komisioni Qeveritar dëshiron t’i njoftojë të gjithë aplikuesit dhe të gjithë ata që do të aplikojnë në të ardhmen për këtë status se bazuar në obligimin e tij ligjor, do të garantojë konfidencialitetin e plotë të aplikuesve dhe rasteve të tyre dhe nën asnjë rrethanë nuk do t’i bëj të ditura për opinionin e gjerë të dhënat e ofruara në aplikacion”.