Lajmet e fundit

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është shqyrtuar Projekt-rregullorja e Kuvendit dhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për patentë shoferë. Që të dy projektligjet morën mbështetjen e komisionit.
Kryetari i këtij komisioni, Igor Simiq, tha se për rregulloren e Kuvendit është diskutuar mjaft në Komisionin për Legjislacion, mirëpo në fund ka marrë përkrahjen e anëtarëve të saj.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe projektligji për plotësim-ndryshimin e ligjit për patentë shofer, për Hekurudhat,për Rrugët, për rregullat e Trafikut Rrugor, për Transportin rrugor dhe për Transportin Tokësor.
Që të gjitha projektligjet ishin me amendamente nga komisionet përkatëse.