Lajmet e fundit

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike është diskutuar raporti vjetor i mbikëqyrjes së kontrollit të brendshëm, njofton Klan Kosova.
E si problem më i madh është thënë se këtu mbetet mungesa e raportimeve të sakta dhe në disa raste edhe krejt mungesa e paraqitjes së raporteve financiare.
Kosum Aliu – drejtor i njësisë qendrore të aludimit ka deklaruar se janë 16 organizata buxhetore që fare nuk e kanë paraqitur këtë raport.
Kurse kryetari i komisionit, Faton Topalli është shprehur i pakënaqur me kontrollet e brendshme financiare të institucioneve kosovare.
E pas diskutimit të raportit brenda komisionit të financave publike do të dërgohet për diskutim në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.