Lajmet e fundit

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion nga Komisioni Evropian, i kryesuar nga Uwe Stamm, nga Drejtorati Gjeneral për Ekonomi dhe Financa, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me qëllim të vlerësimit të dokumentit të Programit për Reforma në Ekonomi.
Stamm bëri të ditur se delegacioni i Komisionit Evropian ka zhvilluar një takim konstruktiv dhe shumë të dobishëm me Ministrin Hamza dhe ekipin e tij si përderisa vlerësoi lartë programin per reforma ekonomike. Ai shtoi se kjo është shumë e rëndësishme për vendin. Ministri Hamza deklaroi se politikat ekonomike kanë për qëllim që ta zhvillojmë sektorin privat në mënyrë që të jetë bartës i rritjes ekonomike të vendit për këtë qëllim do të punojmë për largimin e pengesave për realizimin e potencialit ekonomik të Kosovës.Ai shtoi se tashmë 20 masa të reformave janë përditësuar për të reflektuar programin e ri qeverisës.