Lajmet e fundit

Komisioneri i BE-së për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, viziton Kosovën të premten.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai në orën 11:00 në një seancë të veçantë Kuvendit të Kosovës do t`i drejtohet me një fjalim deputetëve.
Hahn do të takohet edhe me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zyrtarët e tjerë përkatës për të diskutuar implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe BE-së, transmeton Klan Kosova.