Lajmet e fundit

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka takuar sot në Strasburg komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn, njofton Klan Kosova.
Lajmin për zhvillimin e këtij takimi e bëri të ditur Komisioneri Hahn me anë të një postimi në Twitter.
"Takim i mirë me Bekim Çollakun, ministër i Integrimit Evropian të Kosovës" ka shkruar ai.
Pos me zyrtarin e lartë evropian, Çollaku do të takojë edhe deputetë të Parlamentin Evropian me të cilët do të flas për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët si dhe për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Këto takime janë vazhdimësi e takimeve zyrtare që Ministri i Integrimit Evropian është duke i zhvilluar me diplomatë evropian dhe përfaqësues të BE-së lidhur me këto procese, njofton Klan Kosova.