Lajmet e fundit

Komisioneri i BE-së për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tibor Navracsics do ta vizitojë sot Kosovën.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrat Arsim Bajrami, Kujtim Shala dhe Bekim Çollaku.
Zyrtari i BE-së do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin Veror të Prishtinës, transmeton Klan Kosova.