Lajmet e fundit

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar për të të gjeturat dhe rekomandimet për zbatimin e legjislacionit dhe rritjen e investimeve për fëmijë.
Reagimi i plotë i KOMF:
Raporti i progresit vë në pah mungesën e zbatimit të legjislacionit i cili ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Sa i përket mbështetjes financiare, raporti thekson që Kosova duhet të sigurojë që komunat të kenë burime të mjaftueshme për të ofruar shërbime sociale brenda përgjegjësive të tyre, njëherit alokimi i buxhetit duhet të bëhet në mënyrë që të ketë decentralizim efektiv. Raporti përmend financimin e pamjaftueshëm në sektorin e shëndetësisë, me ç’rast financimi i pamjaftueshëm për sektorin e shëndetësisë pamundëson plotësimin e nevojave bazë për shëndetin e nënës dhe fëmijës, shëndetin publik, e cila reflekton në zhvillimin e fëmijës.
Raporti thekson qasjen jo të plotë në arsimin parashkollor apo edukimin në fëmijërinë e hershme, me ç’rast vetëm 4.5% e fëmijëve janë përfshirë në arsimin parashkollor (mosha 0-5), ndërsa 74% e fëmijëve të moshës 5-6 vijojnë arsimin parafillor. Sa i përket arsimit gjithëpërfshirës, ndër tjera raporti rekomandon sigurimin e qasjes në arsim cilësor për fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe zbatimin e legjislacionit që ka të bëjë me braktisjen e shkollës.
Raporti gjithashtu cekë nevojën për vlerësimin e zbatimit të strategjisë 2009-2013 dhe planit të veprimit për të drejtat e fëmijëve si dhe zhvillimin e një strategjie të re dhe faktin se Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve duhet të shmang dyfishimin e legjislacionit ekzistues për të drejtat e fëmijëve.
Ndër tjera, KOMF në vazhdimësi ka rekomanduar Qeverisë dhe komunave, investimin në fushën e mirëqenies sociale, arsimit dhe shëndetësisë. KOMF vazhdon të qëndrojë prapa rekomandimeve të ofruara, të cilat janë prekur edhe nga raporti i progresit. Rekomandimet e KOMF janë si më poshtë: