Lajmet e fundit

Miratimi i dy buxheteve, rishikimi i atij të 2017-së në Kuvend, dhe aprovimi i të 2018-së në Qeveri, po shihen kryesisht me sy pozitiv nga njohësit e zhvillimeve ekonomike.
Të paktën, dy të tillë me të cilët bisedoi Klan Kosova, dhanë kësi vlerësime, ani se i patën edhe vërejtjet e tyre.
Sipas profesorit të ekonomisë Naim Gashit, qeveria është vonuar në rishikimin e buxhetit të vitit aktual.
Ky thotë se buxheti duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e FMN-së, ndërsa ka vërejtje në shpenzimet në disa sektorë.
Ndërsa ekonomisti, Remzi Ismaili, thotë se buxheti i vitit aktual ka saktësuar investimet konkrete të qeverisë.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi