Lajmet e fundit

Në Doha të Katarit po zhvillohet kampionati botëror i notit.
Kjo garë po transmetohet ekskluzivisht nga Platformën Art Motion, e cila ka siguruar të drejtat televizive.
Përveç ekskluzivitetit të garës, e cila për herë të parë transmetohet në Kosovë, e veçanta e saj është komentimi të cilin po e bën një femër.
Është gazetarja e Klan Kosovës, Maki Bajrami, e cila në mënyrë brilante po e komenton këtë ngjarje të rëndësishme sportive, njofton Klan Kosova.