Komediani Andy Richter dhe bashkëshortja e tij, aktorja Sarah Thyre, janë ndarë pas më shumë se 20 vjet martesë së bashku dhe po planifikojnë të nisin procesin për divorc, transmeton Klan Kosova.
“Është e trishtuar të njoftoi se unë dhe Sarah jemi ndarë dhe kemi filluar procedurat e divorcit. Ne jemi krenarë për jetën që kemi ndërtuar së bashku dhe kemi ndarë shumë gjëra gjatë viteve dhe pse martesa jonë ka arritur përfundimin e saj. Ne gjithmonë do të mbetemi miq dhe do të kujdesimi për fëmijët tanë”, tha Richter.
Ndërkaq Thyre shkroi: “Pas një shqyrtimi me kujdes, unë dhe Andy kemi vendosur të divorcohemi. Ne kemi qenë bashkë për 27 vjet dhe kemi dy fëmijë të mrekullueshëm që i duam dhe do të vazhdojmë të kujdesemi për ata. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.
Richter, 52 vjeçar dhe Thyre, 50 vjeçare, u takuan për herë të parë në vitin 1991. Ata u martuan në vitin 1994.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.