Lajmet e fundit

Çdo ditë zgjohemi dhe planifikojmë veshjen tone për punë, që na streson pak deri sa të gjejmë diçka adekuate dhe që na pëlqen atë ditë.
E vetmja gjë më stresuese se kjo është të gjeni një veshje që funksionon edhe për punë, edhe për darke pas punës (jemi pranë festave dhe besoj qe do të keni mjaft dalje të tilla).
Disa këshilla: përdorni ngjyrat bardh dhe zi, dhe përderisa mund të vendosni një shall apo aksesorë me ngjyra dhe dizajne të ndryshme për punë, në darkë do te dukeni mjaft elegante.
Mund të vishni një bluzë elegante (ndoshta me pak shkëlqim), të merrni një xhaketë në punë, ndërsa në darkë të mos e vishni fare.
Çantën merrni më të vogël dhe gjithmonë përfundojeni dukjen me taka (të zezat janë më lehtë për t’u kombinuar).


