Lajmet e fundit

Sa persona mund t'i zë një kombi?
Në një video të dërguar në redaksinë e Klan Kosovës shihet se hiç më pak se 13 punëtorë hipin në një kombi me të cilin udhëtojnë nga vendi i punës.
Derisa janë duke hipur shihet se një nga punëtorët vrapon për ta zënë një vend në pjesën e prapme të kombit - e që gjykuar nga këto pamje shihet se nuk ka faj se vendi në këtë kombi duket luks.