Lajmet e fundit

Kombëtarja e Shqipërisë akoma nuk është nisur nga Armenia, raporton Java News.
Burime nga stafi që udhëton me Kombëtaren në Armeni kanë njoftuar për Javanews.al se ekipi I Kombëtares ndodhet në aeroportin Zvartnots të Yerevanit prej pothuajse një ore e gjysëm, pa mundur të niset.
Burimet thanë se deri tani nuk kanë asnjë njoftim nga autoritetet armene se kur mund të niset avioni charter që do të sjellë djemtë tanë në Shqipëri.