Padel është sporti që të largon nga stresi, thotë Kryetari i Federatës së Padelit të Kosovës, Besim Shulemaja.
Në emisionin Ora 7 në Klan Kosova ai u shpreh se ky sport ka filluar të marrë popullaritet të madh në vendin tonë dhe se dita-ditës po rritet interesimi i të rinjve për t’iu bashkuar.
“Është një sport eksploziv, tërheqës që të shtyn ta duash. Është me i lehtë se tenisi, loja bëhet pak më e lehte dhe më e qetë, pas stres. Kur luan padel i humb të gjitha streset që i ke”, deklaroi Shulemaja.
Kombëtarja e Kosovës veçse ka nisur përgatitjet për Madrid, gjegjësisht për Euro Padel CUP.
Klikoni në videon e mëposhtme për ta parë intervistën e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=vLy2KmpmJas
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.