Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Riga, kryeqytetin e Letonisë, ku do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të fazës “Main Round” në kualifikimet e botërorit 2024. "Dardanët" e futsallit, pas humbjes ndaj Holandës, do të ballafaqohet të premten me Ukrainën.
Të përzgjedhurit e Arben Simitciut zhvilluan dy seanca stërvitore në Prishtinë, ku janë bërë përgatitjet në aspektin taktik.
Të premten, nga ora 18:00, zhvillohet sfida mes Kosovës dhe Ukrainës në palestrën Salaspils Arena në Riga.