Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka pritur Vitin 2020 bashkë me FSK-së në kazermën “Adem Jashari’’.
Komandanti Suprem i Ushtrisë së Kosovës, uroi pjesëtarët e FSK-së, qe falënderues ndaj tyre duke thënë se ndihet krenar, njofton Klan Kosova.
“Ju urojë dhe përgëzojë për punën e shkëlqyer që keni bërë, që jeni krenaria e qytetarëve të Kosovës’’, ka thënë ai.
‘’Është një arritje e jashtëzakonshme themelimi i Ushtrisë, prandaj si president i vendit por edhe Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës ndihem shumë krenar që sonte qytetarët festojnë në Kosovën e lirë dhe sovrane.
‘’Ju jeni në krye të detyrës, në krye të obligimeve, për ruajtjen e kufijëve të Kosovës, forcimit të avancimit të Ushtrisë sonë në rrugëtim për NATO”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.