Lajmet e fundit

Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglietta.
Në takim u diskutua për sigurinë por natyrisht edhe për ngjarjet e fundit politike në vend, transmeton Klan Kosova.
Ministri Hyseni, i ka përgëzuar policët të cilët gjatë ditës së djeshme e kanë realizuar planin e saj operativ, përkundër vështirsive dhe sjelljes së protestuesve.
Hyseni morri sigurin nga komandati i KFOR-it, Miglieeta i cili e siguroi ministrin Hyseni që Policia e Kosovës do ta ketë përkrahjen e plotë të trupave të KFOR-it, në kuadër të përgjegjësive që ka KFOR-i në Kosovë, në ruajtjen e rendit dhe ligjit.
Edhe Miglietta e përgëzoi Policinë e Kosovës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.