Lajmet e fundit

Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it në Kosovë Francesco Figliuolo, ka vlerësuar se të gjitha shtetet, kohëve të fundit janë të kërcënuara nga sulmet e mundshme terroriste dhe ne këtë trend siç e quajti ai nuk përjashtohet as Kosova.
Megjithëse nuk përmendi se Kosova mund të jete traget specifik në incidente të tilla, ky i fundit gjithashtu vlerësoi punën e policisë së Kosovës pas arrestimit të pesë personave si të dyshuar për terrorizëm të cilët u kapën ditë më parë pranë digës së liqenit të Badovcit.
Figliuolo pa dhënë më shumë detaje pranoi se KFOR-i ka bashkëpunim dhe kontakte të vazhdueshme në baza ditore me Policinë e Kosovës dhe Eulex-in.