Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, e ka përfunduar sot një vizitë pune në Shqipëri.
Në platformën X, KFOR shkruan se u zhvilluan takime dhe diskutime të rëndësishme në Tiranë për një sërë çështjesh që lidhen me sigurinë e përbashkët.
"KFOR-i vazhdon të luajë një rol kyç në mbështetje të sigurisë rajonale duke përmbushur mandatin e tij të OKB-së - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë", thuhet në njoftim./Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.