Lajmet e fundit

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Koalicionin Global kundër ISIS-it, gjenerali John Allen i cili po qëndron për vizitë në Kosovë para pak çastesh ka përfunduar takimin me presidenten, Atifete Jahjaga.
Pas përfundimit të takimit me të parën e Kosovës, komandanti anti-ISIS refuzoi t`i përgjigjet interesimit të madh të mediave në Prishtinë që shfaqën për vizitën e tij.
E në fokus të vizitës së gjeneralit amerikan John Allen në vendin tonë është luftimi i ekstremizimit dhe lufta ndaj ISIS, transmeton Klan Kosova.
Pas Kosovës, ai do të udhëtojë për në Budva të Malit të Zi ku do të marrë pjesë në Formumin 2 Be Secure i cili mbahet , nga 5 deri më 7 qershor./Klan Kosova.