Lajmet e fundit

Në Prizren është përuruar memoriali për Ekrem Rexhën, i njohur si komandant Drini, që në vitin 2000 u vra para shtëpisë së tij.
Pos familjarëve, në ceremoni morën pjesë edhe shumë qytetarë, zyrtarë komunalë e shtetërorë.
Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, tha se komandanti ka bërë shumë për qytetin e tij dhe çlirimin e vendit.
“Sot Prizreni po i jep mirënjohjen e merituar. Ai ishte simbol i luftës së UÇK-së. Është frymëzim për gjeneratat e reja para dhe pas luftës", deklaroi Haskuka.
Rëndësinë e organizimit luftarak që bëri komandanti, sidomos në këto anë, e tregoi Isa Berisha, sekretar i OVL UÇK-së në Prizren.
Ndërsa i gëzuar për projektin, u shpreh djali i të ndjerit që bartë emrin e babait.
"Çasti erdhi. Komandanti erdhi në mesin tonë", u shpreh Ekrem Rexha.
Ky projekt Komunës i kushtoi afër 140 mijë euro.