Lajmet e fundit

Donnie Dunagan, është një veteran i dekoruar për kontributin e tij për çerek shekulli në Luftën e Vietnamit.
Por si një ushtar, e kishte mbajtur sekret të kaluarën e tij, transmeton Klan Kosova.
Çdo kush do e mendonte se ai kishte një të kaluar të errët, por ajo se çfarë ai e kishte mbajtur të fshehtë ishte se: Dungan ishte Bambi.
Si fëmijë, Dunagan, për një kohë ishte aktorë.
Ai ishte zgjedhur nga Walt Disney, që të luajë zërin e Bambit në vitin 1942, një film tani klasik i animuar.
Por, jo të gjithë shokët e tij ushtarë, që mbase janë rritur me zërin e tij, e kanë ditur që Bambi ishte ai.
“Kurrë nuk u tashë askujt që isha Bambi, madje as gruas time kur u takuam në fillim”.
“Kjo sepse shumica e mendonin Bambin si një dre i brishtë”, shprehet Dungan.
Njeriu që ka argëtuar shumë fëmijë me zërin e tij si Bambi, që kishte qenë përgjegjës për shumë ushtarë, nuk donte që të rekrutët e tij të e përqeshnin. Kështu që ai e mbajti gojën të mbyllur.
“Nuk dëshiroja që ata të më quanin, Major Bambi”, është shprehur Dunagan.
Por sigurisht, sikurse gjithë të fshehtat e tjera edhe kjo e Dunagan doli në pah.
Dekada më vonë, një marins me të cilin ai kishte punuar për shumë kohë, e thirri në zyrën e tij, rreth një muaj para se të dy ata të dilnin në pension.
“Shkova në zyrë dhe ai më tha ‘Dungan unë dua që ti të i auditosh auditorët. Unë i thash që kam edhe shumë detyra të tjera kështu që e pyta, nëse ai mendon që unë kam kohë edhe për ketë detyrë”.
“Ai më shikoi, largoi syzet nga sytë sikurse ndonjë profesorë i vjetër në shkollë dhe më tha ‘Ti do t’i auditosh auditorët. Apo jo, Major Bambi?”
Për të kjo fjalë ishte makthi që u bë realitet.
Por tani vite pas, ai e konsideron se pavarësisht gjërave që ka bërë në jetë, prapë është Bambi ai që i’a ka rrëmbyer zemrat njerëzve.
“Jam qëlluar në gjurin e majtë. Kam dy çmime se kam shpëtuar jetë njerëzish”.
“Por mendojë që edhe nëse do emërohesha si një officer ushtarak që shërben për Shtëpinë e Bardhë, prapë nuk do të kishte asnjë ndryshim”.
“Prapë askush nuk do të ishte më i dashur për njerëzit se sa Bambi”, është shprehur Dunagan.
Pra sa do që ai është munduar të ik, ai zëri nga e kaluara e tij gjithmonë e ka përndjekur.
“Tashmë e dua këtë gjë, kur njerëzit më shikojnë dhe thojnë që ky plak i vjetër ishte Bambi”, tha Major Bambi.